Aktualitet I ra të fikët në publik, Bamir Topi i jep ndihmën e...

I ra të fikët në publik, Bamir Topi i jep ndihmën e parë aktores shqiptare

Aktorja e komedisë “Boeing Boeing” Alesia Xhemalaj ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan.

Duke rrëfyer për eksperiencat në shfaqjet e saj në film e teatër, ajo ka ndarë me publikun edhe një histori me një situatë të sikletshme që kishte kaluar disa kohë më parë.

Ndërsa ishte e ftuar në promovimin e një libri të një personazhi të njohur, ku edhe i duhej të recitonte disa poezi, Alesias i kishte rënë të fikët.

Një ditë më parë, siç tregoi ajo, kishte dhënë gjak dhe nga kjo gjendje, humbi ndjenjat sapo nisi të lexojë poezitë, shkruan Class.

“Kur je aktor mund të ndodhin probleme të vogla jo fustani, e jo këpuca, por këto janë normale. Mund të ndodhë që të harrojmë tekste, por të ndihmon edhe partneri.

Por ajo që më ka ndodhur mua shkon përtej kësaj. Unë isha e ftuar në promovimin e librit të një njeriu shumë të nderuar, isha bashkë me një kolegun tim, Kristianin, dhe do të lexonim disa poezi. Aty kishte njerëz shumë të rëndësishëm, sepse personi në fjalë ka qenë dikush me pozitë. Unë një ditë më përpara kisha dhënë gjak dhe atë ditë nuk kisha ngrënë mëngjes, por kisha pirë vetëm kafe dhe një gotë verë. Recitoi shoku im përpara dhe më pas ishte radha ime.

Sapo hipa unë tek poltroni, fillova të lexoj: “Gjethet bien…” dhe kaq mbaj mend, se rashë vetë, më ra të fikët” – tregon aktorja.

Por habia më e madhe ishte kur u përmend dhe pa para vetes ish-Presidentin Bamir Topi t’i jepte ndihmën e parë: “Kur hapa sytë, pashë përballë dikë që më ulte dhe më ngrinte këmbët që të më qarkullonte gjaku. Dhe ai person ishte ish-Presidenti Bamir Topi.

 Më pas, më ulën në një karrige, më dhanë ujë të pi, por nuk më hiqej mendja nga zoti Topi që më ulte dhe më ngrinte këmbët”, tha Xhemalaj.