Extra I refuzoi ftesën, Ermal Mamaqi tregon ç’rol do të kishte Berisha në...

I refuzoi ftesën, Ermal Mamaqi tregon ç’rol do të kishte Berisha në filmin “I love Tropoja”

Aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Soiree”, ku ka folur rreth filmit të tij më të ri, të titulluar “I love Tropoja”.

Edhe më herët, Mamaqi ka treguar se kishte ftuar për të marrë pjesë në filmin e tij ish-kryeministrin, Sali Berisha, mirëpo ai e kishte refuzuar ftesën e Mamaqit.

Aktori tregoi në studio rolin që Berisha do të luante në filmin e tij, duke shtuar se i kishte ardhur keq nga refuzimi i tij.

“Ai ka qenë i pari i cili ka marrë ftesën. Berisha do ishte xhaja, xhaja i gruas time nga Tropoja dhe e vetmja gjë që do bënte do ishte: do hynte në dasmë do thoshte “This is the miracle of freedom!” Nuk e bëri, nuk pranoi, më erdhi keq”, ka treguar Mamaqi.

Mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Kongreseve u mbajt edhe premiera e filmit “I love Tropoja”, ku morën pjesë personazhe të njohur të showbiz-it.