Sport I tha “po” Shqipërisë, “tradhtari” ndryshon mendje dhe pranon Greqinë!

I tha “po” Shqipërisë, “tradhtari” ndryshon mendje dhe pranon Greqinë!

Një situatë e paprecedentë te Kombëtarja e 21-vjeçarëve në prag të 2 sfidave zyrtare ndaj Turqisë dhe Andorrës. Trajneri Bushi bëri publike ditën e djeshme listën e futbollistëve të grumbulluar për këto 2 përballje. Në sy binte emri i mbrojtësit Lonidas Rossi që aktivizohet te Apolon Smirnis.

20-vjeçari i lindur në Sarandë, e pranoi fillimisht ftesën, ndërkohë që ditën e djeshme, futbollisti është njohur me listën e shpallur nga Greqia U21 dhe ka vendosur të refuzojë grumbullimin me Shqipërinë.

Në kontaktet e marra nga vetë trajneri me babain e lojtarit, është komunikuar nga ky i fundit se lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë.