Sport Ibra i emocionuar: Kisha flutura në stomak. Dhe vetëshpallet “mbret i Suedisë”

Ibra i emocionuar: Kisha flutura në stomak. Dhe vetëshpallet “mbret i Suedisë”

Zlatan Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë, si në fushë, edhe jashtë saj. Nëse kundër Gjeorgjisë ishte menjëherë vendimtar me asistin te Claesson për golin që vendosi ndeshjen, në rrjetet sociale sulmuesi i Milanit dëshironte të festonte kthimin e tij në ekipin kombëtar, pas gati pesë vitesh.

Prania kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen kualifikuesve të Kupës së Botës 2022 i dha Zlatanit një rekord të ri, atë të futbollistit më të vjetër, që ka veshur fanellën e Suedisë. Pas Thomas Ravelli, i cili kishte rekordin me 38 vite e 59 ditë, kufiri i ri i vendosur nga Ibra është 39 vite e 164 ditë.

“Ndjeva flutura në barkun tim (pata emocione). Asnjë presion, por isha i emocionuar”, – zbuloi Ibrahimovic për “Gazzetta dello Sport”, pas ndeshjes. Sulmuesi mësoi himnin suedez, siç kërkohet nga trajneri Andersson, i cili dëshiron që të gjithë lojtarët ta këndojnë atë: “A e kam kënduar mirë? Epo… pyesni Isak, që ishte pranë meje!” Lidhur me asistin e golit shtoi: “Claesson më tha: Unë jam prapa teje! Në fakt, e dija se ku ishte ai, kështu që ia pasova topin atij. Ishte bukur të kthehesha në kombëtare, tani duhet të vazhdojmë kështu”.

“Carlo XVII Gustavo” ishte “cicërima” në Tëitter, me të cilën Ibra me ironi e shpalli veten mbretin e ardhshëm të Suedisë (i tanishmi ka numrin XVI). “E vërtetë, është mbreti i vjetër dhe ka një mbret të ri”, tha Ibra në mënyrën e tij, pak me shaka e pak seriozisht.