Sport Ibra i magjishëm, shënon 3 gola spektakolar (VIDEO)

Ibra i magjishëm, shënon 3 gola spektakolar (VIDEO)

Edhe pse vitet kalojnë, Zlatan Ibrahimovic mbetet i njëjti. Gjiganti suedez ka dhuruar spektakël edhe njëherë tjetër në SHBA.

Ai ishte autor i 3 golave fantastik në fitore 3-2 të skuadrës së tij në derbin Los Angeles Galaxy ndaj Los Angeles FC, që udhëheq edhe kampionatin.

Për t’u veçuar ishte goli i parë i ndeshjes, në të cilin Zlatan shpalosi të gjithë klasin dhe potencialin e tij të jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 37 vjeçare.

Me këtë tripletë, Zlatan shkon në kuotën e 16 golave deri tani në kampionat, ndërsa në krye është Carlos Vela me 21 gola.

Pikërisht këtë të fundit ka shigjetuar Ibra në fund të takimit, teksa nuk i ka kursyer edhe kritikat për mediat sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kam punuar gjatë gjithë karrierës, për t’u krahasuar një ditë me Carlos Velan. Bëni një gabim të madh që bëni këtë krahasim, pasi jam futbollisti më i mirë i MLS-së. Sot e patë të gjithë kush ishte më i miri”, tha suedezi, ndërsa deklarata e tij bëri shpejt xhiron e botës.