Sport Ibra kritikon ashpër nxënësit e Ferguson: Gjithmonë në TV duke u ankuar

Ibra kritikon ashpër nxënësit e Ferguson: Gjithmonë në TV duke u ankuar

Zlatan Ibrahimovic beson se hija dhe krahasimi që i bëjnë trajnerëve të Manchester United me Alex Ferguson bën që ata të ngecin në disa drejtime.

“Gjithçka që ndodh krahasohet me epokën e Ferguson. Thonë që po të ishte Ferguson këtu kjo gjë nuk do të ndodhte, Ferguson nuk do të vepronte ashtu. Ferguson do bënte kështu e ashtu. Gjithçka lidhet me Ferguson”, tha fillimisht suedezi.

“Po të isha unë nuk do të dëgjoja se çfarë ka ndodhur më parë. Dua të jetoj të tashmen. Trajneri vjen me një mentalitet të ri. Ferguson ka vendin e tij në histori por tani klubi ecën përpara. Duhet të gjejë identitetin e vet dhe e ka të vështirë”, vijoi më tej sulmuesi i Los Angeles Galaxy.

Ibrahimovic kritikoi lojtarët e klasës 1992, emra si Giggs, Scholes apo Neville.

Sipas tij të gjithë këta lojtarë nuk e hapnin kurrë gojën për të folur pa lejen e Ferguson.

Me United, Ibrahimovic shënoi 29 gola në 53 ndeshje dhe tani ai është i bindur se Pogba dhe Rashford mund ta udhëheqin skuadrën drejt niveleve më të larta.

“Mendoj se Pogba ka potencialin për t‘u bërë lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij. Ai është një djalë i mirë, stërvitet fort, të dëgjon, dëshiron të përmirësohet dhe dëshiron të fitojë. Ai kërkon të përmirësohet pas çdo ndeshje.

Rashford është e ardhmja e Manchester United. Në fillim më dukej shumë individualist, tani ai po luan më shumë në grup. Ai po e përdor kualitetin e tij për grupin dhe jo vetëm për veten e tij”, përfundoi Ibrahimovic.