Sport Ibrahimovic: Prita 4 vite që të dërgoja në spital Materazzin! Ishte lojtar...

Ibrahimovic: Prita 4 vite që të dërgoja në spital Materazzin! Ishte lojtar i keq

Në intervistën e tij të gjatë GQ, Zlatan Ibrahimovic zbulon disa gjëra pikante dhe ndodhi të së shkuarës kur luante në Itali: “Nga Juventusi shkova te Interi ku pata një përgjegjësi të madhe, sepse doja që të fitoja dhe kishin nevojë për ndihmën time. Luajta dhe fitova. Kishim ekip të fortë”.

“Doni t’iu them diçka që nuk e di askush? Luaja me Juventusin dhe përballeshim me Interin. Materazzi më bën një ndërhyrje brutale, donte të më vriste. Ishte lojtar i keq, por ndryshe është kur luan fort dhe ndryshe kur futesh për të të dëmtuar. Edhe Maldini ishte i keq, por luante për tjetër objektiv, të kapte topin.

Ishte Juventus-Inter 2006 dhe pas faullit dal jashtë për t’u kuruar. Capello më tha: “Do të ndërroj!”. i thashë “jo, do të futem”. Doja të kthehesha për të larë hesapet, pasi nëse një person më bën diçka të tillë, nuk më hiqet nga mendja. Por, dhimbjet ishin të mëdha, nuk luaj dot. Pastaj shkoj te Interi, Barcelona dhe Milani.

Në derbin e parë, 2010-11, janë të gjithë kundër meje dhe kjo më motivon. Duhet të kontrollosh emocionet. Vjen penalltia e shkaktuar nga Materazzi. Gol dhe 1-0 për Milan. Në pjesën e dytë, e shoh që u fut në dyluftim dhe bëj një lëvizje Taekwondo. E dërgova në spital! Stankovic më tha: “Pse e bëre Ibra?”. Iu përgjigja: “Prita 4 vite për këtë moment, ja pse”. Dhe u largova. Çfarë do të bësh, do të kthehet mbrapsht. Eshtë karma!”.