Sport Icardi dhe Inter gjejnë “gjuhën” e përbashkët, ylli i skuadrës rikthehet së...

Icardi dhe Inter gjejnë “gjuhën” e përbashkët, ylli i skuadrës rikthehet së shpejti

Mediat italiane kanë raportuar se ylli i Interit, Mauro Icardi pritet të kthehet shumë shpejt në stërvitje me klubin.

“Tuttomercatoweb” konfirmon pretendimin e “Sport Mediaset” se Icardi do të kthehet në fushën stërvitore por pa dhënë një datë të kthimit të tij. Madje ajo shkon më larg, ku shkruan se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e radhës ndaj Lazios, e para pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Kujtojmë që sulmuesi nuk luan prej 13 shkurtit teksa u komentua një krisje mes marrëdhënieve të argjentinasit me klubin zikaltër për shkak se këto të fundit i hoqën shiritin e kapitenit. Megjithatë, drejtues të Interit konfirmuar se Icardi mungon me skuadrën për shkak të një dëmtimi në gju.