Extra Icardi i “nxjerr luanin” Wanda Narës, fotot “pikante” bëjnë xhiron e botës

Icardi i “nxjerr luanin” Wanda Narës, fotot “pikante” bëjnë xhiron e botës

Pasi kanë sistemuar marrëdhëniet e tyre me Interin, Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë gjetur kohë që të realizojnë edhe një set fotografik të jashtëzakonshëm.

Fillimisht çifti postuan vetëm një foto, që “ngacmoi” fantazinë e fansave, ndërsa më pas vijuan me disa të tjera, që në vetëm pak çaste bënë xhiron e botës.

Në imazhet e postuara, çifti Icardi shfaqen në pozicione shumë joshëse, ndërsa ky është seti fotografik “më pikant”, që Wanda e Mauro kanë postuar së bashku.

Përveç formave joshëse të modeles argjentinase, në foto bien në sy edhe tatuazhet e shumta të Icardit dhe mbi të gjitha një luan i madh në gjoksin e tij.