Sport Icardi nuk largohet nga “Inter”

Icardi nuk largohet nga “Inter”

Mauro Icardi ka refuzuar të gjitha ofertat, pasi kërkon të qëndrojë te “Inter”. Kështu është shprehur bashkëshortja dhe njëherazi menaxherja e futbollistit, Wanda Nara gjatë emisionit “Tiki Taka” në kanalin Italian “Italia Uno”.

E pyetur për të ardhmen e Icardit, Wanda Nara është shprehur se ky është një vendim i vetë futbollistit. “Mua më vjen mirë kur dëgjojë që Icardi kërkohet nga shumë klube. Kemi pasur oferta të shumta dhe i kam falenderuar të gjithë drejtuesit e klubeve që janë interesuar, por Icardi ka vendosur të qëndrojë te “Interi””, ka theksuar Wanda Nara.

Kur ka mbetur dhe një javë nga merkato e verës, duket se transferimi i Icardit nga “Inter” te një skuadër tjetër është thuajse i pamundur, pasi futbollisti refuzon çdo ofertë. “Inter” ka nxjerr prej kohësh në shitje futbollistin argjentinas, por sulmuesi refuzon transferimin pasi kërkon të qëndroje të zikaltërit. Trajneri “Interit”, Antoni Conte ka theksuar se nuk beson te futbollisti dhe për këtë arsye I kërkojë klubit dhe investime në sulm, siç ishte dhe rasti i Lukaku-t të ardhur në Milano nga “Manchester United” për një shifër që i afrohet 90 milionë eurove bashkë me bonuse dhe që mori pikërisht fanellën me numrin 9 te zikaltërit, një fanellë që ka mbajtur prej vitesh Icardi.

“Sportmediaset” shkruan se pavarësisht këtyre refuzimeve besohet se pa qëndron “Juventus”, që nga krahu tjetër është tejet e angazhuar për të shitur lojtarët e shumtë që ka në sulm për të liruar vendin për bomberin argjentinas. Besohet se mes Icardit dhe “Juventusit” ka një mirëkuptim për të pritur bardhezinjtë deri në gongun final të merkatos së verës.