Sport Ideja e çmendur e Inter, Marotta kërkon Mertens

Ideja e çmendur e Inter, Marotta kërkon Mertens

Situata te Napoli nuk është aspak e mirë dhe nga kjo gjë kërkon të përfitojë Interi. Sipas raportimeve të fundit nga “Corriere dello Sport”, Beppe Marotta ka një ide të çmendur që quhet Dries Mertens.

Belgu është lodhur me situatën në klubin e tij dhe është në vitin e fundit të kontratës. Rinovimi nuk është pranuar nga sulmuesi dhe largimi në fund të sezonit me parametra zero duket i sigurt. Gjithsesi, për shkak të situatës aktuale, në media shkruhet se Mertens kërkon të “braktisë” Napolin që në muajin janar.

Dy janë opsionet e 32-vjeçarit: Largimi drejt Kinës, ose Interi. Në janar kalimi tek Inter duket i ndërlikuar, pasi De Laurentiis zor se mund të pranonte që golashënuesi i dytë në historinë e klubit të largohej drejt “San Siros”.

Fundi i sezonit, që përkon edhe me fundin e kontratës së Mertens, mund të sjellë realizimin e skenarit të çmendur, që pas perdeve ka trurin e merkatos zikaltër, Beppe Marottën.