Aktualitet Identikiti: Si mund të jetë sot Bleona Mata, u zhduk në 2010

Identikiti: Si mund të jetë sot Bleona Mata, u zhduk në 2010

Ekspertë ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim  me CRCA kanë realizuar identikitin e vajzës që u zhduk pa lënë gjurmë në moshën e saj 6 vjeçare.

Identikiti tregon si do të dukej ajo sot në moshën 16 vjeçar.

Për realizimin e identikitit u përdorën fotot e familjarëve të Bleonës, nëna, babai dhe i vëllai.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera.

E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.

Atëherë policia mori dhe rimori në pyetje vajzat, por asnjëra prej tyre nuk  tregoi asnjë gjë nga ajo çfarë vërtetë ndodhi atë pasdite kur Bleona u zhduk.