Sport Idhull në Itali, Orial Kolaj zhvillon sot duelin e parë në Shqipëri

Idhull në Itali, Orial Kolaj zhvillon sot duelin e parë në Shqipëri

28 shtatori është një datë speciale për Orial Kolaj-n. Pas karrierës në ring që zgjat prej më tepër se një dekade, boksieri me origjinë nga Lezha që jeton në Itali, do të zhvillojë duelin e parë në vendlindje.

Në Pallatin e Sportit Asllan Rusi, 36-vjeçari do të ketë sot si kundërshtar gjeorgjianin Tamash Izoria, në atë që është parashikuar të jetë supersfida e eventit të organizuar nga Arena Boxing Promotion.

Ndeshja është e veçantë, edhe për faktin se idhulli i tifozëve në Itali, do të kthehet në ring pas afro tre vjetëve mungesë. Në konkurrimin e peshave të rënda, Orial Kolaj ka 19 fitore në karrierë, nga të cilat 12 me “knockout” teknik dhe 5 humbje.