Përzgjedhja e editorit Ikaria greke: Ishulli ku jetohet më gjatë se kudo tjetër

Ikaria greke: Ishulli ku jetohet më gjatë se kudo tjetër

Ishulli grek Ikaria, relativisht afër bregut të Turqisë dhe nëntë orë me traget nga Athina, është një nga zonat ku, popullata lokale përjeton një pleqëri të bukur.

Kjo, e ngjashme mikrokozmose të tilla si ishulli i Sardenjës në Itali, gadishulli Nicoya në brigjet e Paqësorit e Kosta Rika-s, ishulli Okinawa në Japoni e Loma Linda në Kaliforni.

Në këto rajone, sipas një sondazhi nga Gianni Pesa dhe Michael Poulain, botuar në revistën shkencore Journal of Experimental, është krejtësisht e natyrshme festimi i ditëlindjes së njëqind, ku njëherësh moshat e thyera kanë jetë aktive dhe produktive. Në Ikaria-n greke, e cila është quajtur sipas figurës mitologjike Icarus, gjithçka sillet aktivitetet rreth tipike mesdhetare – kultivimin e pemëve të ullirit dhe perimeve, blegtori, peshkim, bletari …

Dhe, përveçse në Sardenjë, askund tjetër në Mesdhe nuk ka një moshë aq të thellë sa këtu.

Fotografia Lily Bungay që ishte aty, përcolli një koleksion fotografish për Washington Post, duke thënë: “Është e mahnitshme pasi koha duket sikur nuk ekziston, ose merr një formë të ndryshme. Nuk ka shtëpi për të moshuarit, të gjithë janë aktivë dhe të kujdesen për njëri-tjetrin”.

“Ne duhet të bëjmë diçka që inkurajon kreativitetin dhe zgjon pasionet. Kur burri im vdiq dekada më pare, unë nisa të merren me tjerrje leshi”, tha 106-vjeçarja Ioanna Proiou.

Studiuesit socialë, janë dakortësuar se një jetë gjallë e aktive, si dhe një dietë e shëndetshme, luajnë një rol të madh në jetëgjatësinë e tyre. Por jo vetëm kaq, edhe dhe solidariteti e modestia ne stil jete.

“Mos kërkoni vazhdimisht më shumë se çka keni nevojë. Nëse vazhdimisht i keni zili të tjerët, kjo sjell vetëm stres dhe sëmundje”, tha Proiou.

Ishulli ku njerëzit harrojnë të vdesin

Në ishullin e largët grek të Ikarias, njerëzit në përgjithësi jetojnë gjatë. Rastet e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe të  diabetit janë të rralla, po ashtu edhe demenca. Dan Buettner ka udhëtuar në Ikaria me një ekip ekspertësh të jetëgjatësisë për të zbuluar se çfarë e bën këtë ishull një nga “Zonat Blu” të botës.

Topografia e ishullit, e fotografuar këtu në muzg, e bën aktivitetin fizik një pjesë të domosdoshme të stilit të jetës ikaras. Banorët i djegin kaloritë vetëm duke ecur nga një vend në tjetrin, shumë herë në ditë.

Jeshillëqe dhe çajëra  bimorë – Kërkuesit kanë zbuluar se çajërat bimorë dhe më shumë se  100 varietete të jeshillëqeve të pasura me antioksidantë luajnë një rol të madh në dietën ikarase.  Disa nga çajërat bimorë të konsumuara zakonshëm nga vendasit  veprojnë si diurektikë që ulin presionin e gjakut.

Dieta Mesdhetare – Dieta e ishullit përbëhet nga shumë fruta të stinës dhe zarzavate, bishtajore, peshk dhe vaj ulliri. Këto e bëjnë të ngjashme me dietën Mesdhetare, e cila  mund të reduktojë shanset për sëmundje të zemrës dhe rrit jetëgjatësinë me afro gjashtë  vjet.

Ta marrësh jetën  me nge- Në përgjithësi vendasit nuk e ndiejnë  urgjencën e  kohës. Pak mbajnë ora dhe mbërritjet vonë pranohen nga shoqëria. Ulja e  ritmeve si stil jetese ka treguar se redukton artritin dhe të tjera sëmundje të moshës.

Traditat familjare – Vendasit kanë ruajtur një stil tradicional jetese,  që ruan rëndësinë e familjes dhe lidhjet e forca sociale. Fëmijët duhet t’i takojnë gjyshërit çdo ditë, një gjest që përmirëson shëndetin dhe mirëqenien si të brezave të rinj ashtu edhe të të moshuarve.

Aktiviteti i ditës, si ruajtja e bagëtisë luan rol  të rëndësishëm në jetëgjatësi.

Stili i jetës për jetëgjatësi  – Stili i jetës së ikarësve  i ka ndihmuar të bëhen disa prej njerëzve më jetëgjatë në botë. Edhe tradita e kotjes së pasdites mund të kontribuojë në këtë jetëgjatësi. Gjumi i përditshëm ka treguar se zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës, gjasat për depresion dhe rrit lumturinë.