Bota “Iku si qen, ishte një bastard”, Donald Trump fyen rivalin

“Iku si qen, ishte një bastard”, Donald Trump fyen rivalin

Gara brenda demokratëve për Shtëpinë e Bardhë mori një kthesë të papritur të premten, kur kandidati Beto O’Rourke njoftoi se do të braktiste fushatën e tij.

“Është tashmë e qartë se fushata ime nuk i ka resurset për të vijuar me sukses garën”, tha ish-kongresmeni teksan. Kritik i ashpër i presidentit Donald Trump, ai e kishte quajtur sulmin me armë zjarri në El Paso në muajin gusht, si një pasojë te retorikës kundër emigrantëve të Donald Trump. Dhe kreu i Shtëpisë së Bardhe nuk la pa e shfrytëzuar rastin, duke përdorur një retorikë fyese ndaj O’rourke, e ngjashme me atë që përdori për kreun e ISIS, Al Bagdadi, kur njoftoi vdekjen e tij.

“Beto iku si një qen. Dhe kur iku, unë thashë: e shikoni, njerëzit mendojnë se kjo është e thjeshtë, por nuk është”, tha Trump.

Por gjatë fjalimit në një tubim në Tupelo të Misisipit, presidenti i vendosi edhe epitete te tjera rivalit politik. “Oh, bastardi i shkretë. Ishte vërtet patetik!” Numri një i Uashingtoni nuk kurseu fyerjet as ndaj zëvendëspresidentit Joe Biden, favorit në garën demokratë për Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur një të mangët. Duke u kthyer te çështje e hetimit demokrat për shkarkimin e tij, presidenti amerikan tha se beson që shumica e amerikanëve të zemëruar do ta mbështesnin atë.