Extra Ilda Bejleri feston ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush moderatorja simpatike

Ilda Bejleri feston ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush moderatorja simpatike

Moderatorja sportive Ilda Bejleri është një ndër figurat më të njohura të televizionit, e cila prej vitesh na ka shoqëruar në ekran.

Me siguri ju ka tërhequr vëmendjen bukuria e freskia e moderatores, e cila duket ende si në fillim të të 20-ave të saj.

Megjithatë, Ilda ka lindur më 19 janar të vitit 1987 dhe sot mbush 33 vjeç.

Vetë moderatorja ka kujtuar ndjekësit e saj në Instagram për ditëlindjen, nëpërmjet një fotoje selfie.

“19 janar ❤️🎊 Gëzofsha ditllindjen🎉 Faleminderit Zot🙏”- shkruan ajo në postimin ku ka marrë shumë mesazhe urimi.

Këtë sezon televiziv, Ilda po moderon në “Procesin sportiv” krah Edi Manushit, pas largimit të bujshëm nga “Digitalb”.

 

View this post on Instagram

 

19 janar❤️🎊#happybirthdaytome🎉 Thank you God🙏

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on