Extra Ilda Bejleri kundër Viola Spiros! Çfarë ka ndodhur mes dy ish-kolegeve në...

Ilda Bejleri kundër Viola Spiros! Çfarë ka ndodhur mes dy ish-kolegeve në Digitalb?

Prezantuesja e sportit në “Digitalb”, Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në punatatën e së shtunës (30 dhjetor) në emisionin “Shiko kush Luan” në Top Channel.

Një ndër pyetjet që i është drejtuar gazetares sportive në lojën “Ndaje ose Haje” ka qenë ajo se për cilën moderatore të larguar të “Digitalb nuk e merr malli fare?”.

Ilda është përgjigjur pa u menduar gjatë duke thënë emrin e ish-koleges së saj, Viola Spiro, e cila ka punuar disa kohë në platformën televizive në fjalë, ndërsa momentalisht drejton emisionin e sportit në RTSH.