Aktualitet “Ilda Bejleri më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi”! Flet gruaja...

“Ilda Bejleri më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi”! Flet gruaja që u aksidentua nga moderatorja

Ditën e sotme në media po qarkullon një lajm ku thuhet se moderatorja, Ilda Bejleri ka përplasur një 64-vjeçare me makinë.

Burime për “Dritare.net” bëjnë me dije se Ilda ndodhej në makinën e saj të zezë “X5”, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe përplasi gruan në vijat e bardha.

Burimi shton se moderatorja u largua nga vendi i ngjarjes pa e ndihmuar gruan dhe ishin kalimtarët që i dhanë ndihmën e parë.

Pas kësaj, Ilda Bejleri reagoi për “Iconstyle.al” dhe mohoi lajmi.

Moderatorja tha se lajmi është i rremë dhe se ajo nuk ka lidhje me ngjarje .

Por, “Dritare.net” ka siguruar një deklaratë të zonjës, e cila pretendon se është aksidentuar nga  Ilda.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- thotë zonja me iniciale E.Gj. për “Dritare.net”.

Ndërkohë ka dalë edhe njoftimi zyrtar i policisë dhe aty thuhet se autori i ngjarjes është në kërkim.