Kuriozitete Imagjinata e frikshme: Si do katandisej Toka nëse jeta njerëzore shuhej në...

Imagjinata e frikshme: Si do katandisej Toka nëse jeta njerëzore shuhej në një çast (VIDEO)

Aktualisht në Tokë ka më shumë se 7.6 miliardë njerëz, ndërkohë prej vitesh shihen mundësitë e  kolonizimit të planeteve të tjera në sistemin diellor.

Ndikimi që ne kemi në Tokë është përshkruar shkëlqyeshëm në një video, ku jepet përgjigje se çfarë do të ndodh nëse të gjithë njerëzit papritmas zhduken dhe planeti mbetet pa to.

Në orët e para shfaqet kaosi: avionë do bien, trena që dalin nga binarët dhe makina që dalin jashtë rruge. Pas një ore do të kishte errësirë ​​të plotë dhe termocentralet do të ndalonin punën. Më pas kompjuterat mbyllin automatikisht disqet në centralet bërthamore dhe bota mbetet pa energji elektrike.

Pas tri ditësh rrugët do të jetë plot kafshëve për të cilat askush nuk kujdeset. Pas 10 ditësh, masat e sigurisë në centralet bërthamorë nuk do të ekzistojnë dhe prej tyre nis e del rrezatim toksik në të gjithë globin. Kafshët që jetojnë në zonat e prekura do të vdisnin. Të tjera do të tërhiqen në male.

Pas disa vitesh çdo gjë do të mbulohet me myshk. Pas 30 vitesh, satelitët që nisëm për të eksploruar universin do të ktheheshin në Tokë. Do të niste rënia e ndërtesave dhe e rrokaqiejve.

Pas 150 vjetësh, natyra do të kthehej në gjendjen e parafilleseva njerëzore. Londra do të bëhej një moçal dhe Las Vegasi një shkretëtirë. 500 vjet do të ishin të mjaftueshme që të fshihej çdo gjurmë të ekzistencës njerëzore.

Por sigurisht që e gjitha është një fantazi, ose më saktë një imagjinatë e frikshme.