Bota “Imuniteti i tufës? Kostoja do të ishin miliona të vdekur”

“Imuniteti i tufës? Kostoja do të ishin miliona të vdekur”

“Imuniteti i tufës? Mund të ketë një çmim jashtëzakonisht të madh për sa u përket jetëve njerëzore: do të kishte miliona vdekje”. Peter Piot, mikrobiologu belg, i njohur për kërkimet e tij mbi Ebolën dhe AIDS-in, drejtori i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, një nga këshilltarët specialë të Komisionit Evropian për Covid-19, ka shpjeguar në një konferencë shtypi në Bruksel si do të ishte nëse nuk do të merreshin masa kufizuese.

Dalja nga pandemia e koronavirusit duke arritur “imunitetin e tufës”, domethënë, lejimi i njerëzve të infektohen, veçanërisht më të rinjtë, do të sillte “një çmim të madh” për sa u përket jetëve njerëzore, duke pasur parasysh se “mbi 85% të popullsisë evropiane” ka ende të ngjarë të preket nga Sars-CoV-2.

Do të kishte “miliona vdekje”, shpjegon mikrobiologu Piot. Nga ana tjetër, vazhdon shkencëtari, mbyllja e popullsisë në shtëpi me “një bllokim të gjatë” do të na bënte të binim në “varfëri”.

Piot përfundon duke thënë se për fat të keq është “e pamundur” që Covid të shndërrohet në “një virus të padëmshëm” dhe se “drita në fund të tunelit” përfaqësohet nga fakti se ka “shumë vaksina” në zhvillim e sipër.