Aktualitet Inat labi! I biri i vë tritol banesës së të atit. Shpallet...

Inat labi! I biri i vë tritol banesës së të atit. Shpallet në kërkim

Është zbardhur autorësia e një prej shpërthimeve me tritol në Vlorë, që krahas djegies së automjeteve, është shndërruar në një sagë stresuese, por dhe gati të pashpjegueshme për banorët e qytetit bregdetar.

Siç mësohet, ka qenë i biri që i ka vënë tritol të atit. Bëhet fjalë për shpërthimin në orët e para të ditës së djeshme në oborrin e banesës së Frederik Osmënajt.

24 orë pas ngjarjes, grupi hetimor ka shpallur në kërkim djalin e tij Ervis Osmënaj.

Ka qenë ky i fundit autori i eksplozivit për shkak të konflikteve për motive pronësie.