Kryesore Inceneratorët, Berisha: Zoto dhe Gugallja u mbajtën të fshehur në Lushnjë dhe...

Inceneratorët, Berisha: Zoto dhe Gugallja u mbajtën të fshehur në Lushnjë dhe u kërcënuan, i zhytur edhe Lul Brava

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha akuzoi si të përfshirë në aferën e inceneratorëve edhe Lulzim Bravën, siç e quan ai. Berisha theksoi se Zoto dhe Gugallja, të shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar për këtë çështje, kanë qëndruar të fshehur në Lushnjë, ku edhe janë kërcënuar.

“Të dashur qytetarë, maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha të 30 viteve. Pas 3 muajsh, zero hetim sepse janë të zhytur si Edvin Droga dhe Lulzim Brava. Në këtë krah, janë bërë 298 denoncime dhe të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, në fund lejoi që të publikohen deklarata nga PD. Nuk ka aferë më flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipëri.

Zoton e kanë mbajtur të fshehur kaçak në Lushnjë, deri para dy ditësh, bashkë me Gugallja dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet. Natyrisht, kushti i parë nga deputetët që nuk kanë asnjë lidhje me aferën. Në të dy anët, Brava është me dy krahët. Na thuaj pak se çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistë të PD-së? Të gjithë janë ujdi me kreun e Meduzës”, tha Berisha.