Aktualitet Inceneratori i Fierit, LSI kallëzon në SPAK ish-ministrin Lefter Koka dhe kryebashkiakun...

Inceneratori i Fierit, LSI kallëzon në SPAK ish-ministrin Lefter Koka dhe kryebashkiakun Subashi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion 3 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë për atë që ajo e quan aferë korruptive me inceneratorin e Fierit.

Kështu, pas padisë për inceneratorët e Tiranës dhe Elbasanit, Monika Kryemadhi ka dorëzuar dosjen për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Në dosje thuhet se Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të “Shkeljes së barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorimin e  Detyrës”.

Sipas LSI-së, në këtë tender ka pasur kufizim të konkurrencës, ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori, si dhe  tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit.