Bota Incidenti i çuditshëm në Australi, balena bie mbi peshkatarin, i riu përfundon...

Incidenti i çuditshëm në Australi, balena bie mbi peshkatarin, i riu përfundon në koma

Një 18-vjeçar Australian është në koma pas një aksidenti të çuditshëm në të cilin një balenë u përplas me varkën e tij, ndërsa ai po peshkonte. Aksidenti ndodhi në brigjet jugore të Australisë.

Nick dhe shoku i tij Matt ishin duke peshkuar, ndërsa balena doli nga uji dhe ra në varkën e tyre.

Të dy të rinjtë u plagosën, megjithatë 18-vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital në Canberra për shkak të ashpërsisë së dëmtimeve të tij me një qafë të thyer dhe dëmtime të forta në kokë. Ai aktualisht është në koma, shkruan The Guardian.

“Në këtë pikë, ne nuk e dimë kur do të zgjohet ose cilat janë pasojat për trurin e tij”, tha shoku i familjes Carmen Bartley, duke theksuar se dy të rinjtë nuk kishin ide se balena ishte në afërsi të tyre.

Policia të martën lëshoi ​​një paralajmërim për peshkatarët dhe pronarët e anijeve për të qenë vigjilent pasi aktualisht është sezoni i migrimit të balenave.