Bota Indigjenët e Amazonës: Gati të japim jetën për pyjet që po digjen...

Indigjenët e Amazonës: Gati të japim jetën për pyjet që po digjen (Video)

Ndërsa zjarret e tmerrshme kanë kapluar pyjet e shiut të Amazonës, anëtarët e fisit indigjen brazilian Mura u zotuan të mbronin tokën e tyre deri në frymën e fundit.

Amazona, pylli më i madh në botë, është një ruajtje e konsiderueshme e dioksidit të karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Quhet gjithashtu si “mushkëri e botës” sepse, përveç thithjes së dioksidit të karbonit, ajo siguron 20 përqind të të gjithë furnizimit me oksigjen në Tokë.

Pyjet e shiut në Amazona janë shtëpia e rreth një milion vendasve, dhe gjithashtu dhe për rreth tre milion lloje bimësh dhe kafshësh.

“Ky është shkatërrim i plotë. Nëse është e nevojshme, unë do të jap pikën e fundit të gjakut tim për të shpëtuar këtë pyll. Të gjitha këto pemë dikur ishin të. Tani njerëzit duan ta shkatërrojnë atë. Ne do të përpiqemi të mbrojmë këtë zonë; natyrën, pemët dhe kafshët”, tha një anëtar i fisit, Raimundo Mura.

“Ne kemi qenë këtu për vite me radhë, pa energji elektrike ose rrugë hyrëse. Dhe tani ne përballemi me shpyllëzime të tokave çdo ditë. Jemi të trishtuar sepse pylli po vdes vazhdimisht. Tashmë ne po shohim klimën në ndryshim. Bota ka nevojë për këtë pyll, ne dhe fëmijët tanë”, vuri në dukje bashkëkombësi i tij, Hadek Vakana Mura.