Aktualitet Infektohet mësuesja në Fier, banon në të njëjtin pallat me çiftin pozitiv...

Infektohet mësuesja në Fier, banon në të njëjtin pallat me çiftin pozitiv me COVID 19

Shkon në 26 numri i të prekurve me Covid 19 në Fier. Një mësuese ka dalë pozitive pas kryerjes së testimit të koronavirusit.

E infektuara banon në lagjen “15 Tetori” dhe ndodhet në të njëjtin pallat ku tre ditë më parë rezultuan me Covid 19 një çift të moshuarish.

Mësuesja e prekur me Covid 19 jeton në të njëjtën banesë me prindërit e saj.

Pasi rezultoi pozitive, mësuesja është vetëkarantinuar në banesë.

Pallati ku jeton arsimtarja është dezinfektuar për të tretën ditë radhazi nga bashkia e Fierit.