Extra Infermieret italiane mbarojnë turnin dhe luajnë në piano këngën hit për pacientët

Infermieret italiane mbarojnë turnin dhe luajnë në piano këngën hit për pacientët

Dy infermiere italiane kanë gjetur mënyrën më të veçantë për t’iu dhënë mesazhe shprese pacientëve dhe kolegëve në spitalin e Rivolit në Torino.

Pasi përfunduan një turn rraskapitës përballë mijëra personave të prekur nga koronavirusi, dy infermieret u ulën në piano dhe kënduan këngën “Imagine” të John Lennon, një hit që është më shumë se aktual në ditët e sotme.

Ende me veshjen mbrojtëse dhe maskat infermierët kanë vendosur të dhurojnë një moment lumturie dhe shprese që ky makth i krijuar nga koronavirusi të përfundojë sa më shpejt.

Videoja u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe bëri xhiron e tyre në pak orë. Ajo tashmë i dedikohet të gjithë personave që punojnë dhe atyre që vuajnë si dhe familjeve të tyre.