Aktualitet “Iniciativa e Nolit, kisha shqiptare ndahet nga ajo greke”/ Çfarë shkruante gazeta...

“Iniciativa e Nolit, kisha shqiptare ndahet nga ajo greke”/ Çfarë shkruante gazeta franceze

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Temps” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kisha shqiptare ndahet nga ajo greke

Na shkruajnë nga Korça:

“Lëvizja separatiste fetare në Shqipëri e udhëhequr nga imzot Fan Noli, president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, sapo mori formë.

Kisha shqiptare është shkëputur nga ajo greke dhe ky lajm, i shpallur nëpërmjet një manifesti, është përshëndetur me entuziazëm nga popullsia ortodokse.

Kisha shqiptare, pas atyre rumune, serbe dhe bullgare, bëhet kombëtare dhe shkëputet nga patriarkana e Fanarit.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania