Extra Iniciativa “për një mendje të shëndetshme”: Shikoni qenin e policisë duke bërë...

Iniciativa “për një mendje të shëndetshme”: Shikoni qenin e policisë duke bërë pompa (Video)

Policët në të gjithë Australinë i janë bashkuar një aksioni të quajtur “3046 push-ups”, i cili po kryhet për të inkurajuar aktivitetin fizik në funksion të shëndetit mendor.

Numri 3,046 është numri i vetëvrasjeve që u regjistruan në Australi vetëm vitin e kaluar.

Ata vendosën ta luftojnë këtë me veprime të ndryshme, përfshirë këtë sfidë shtytëse, duke dashur të rrisin vetëdijen për shëndetin mendor.

Në këtë aksion u bashkuan edhe oficerët e policisë nga Stacioni Policor Kalgoorlie, si dhe qeni i tyre Whisky.

Videoja shpejt u bë virale.