Kryesore Inspektimet e verës/ Plani i masave për sezonin turistik, Veliu kontroll në...

Inspektimet e verës/ Plani i masave për sezonin turistik, Veliu kontroll në Morinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu inspektoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës zbatimin e masave për përballimin e fluksit të qytetarëve që kalojnë kufirin, në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë.

Drejtori Veliu iu kërkoi efektivëve angazhim maksimal për të krijuar lehtësi për qytetarët dhe për shmangien e radhëve në kufi. Ai porositi drejtuesit e Policisë kufitare në Morinë që në raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por në rastet kur kanë dyshime për paligjshmëri të ushtrojnë kontrolle në vijën e dytë të kufirit.

Gjatë mëngjesit të mërkurë ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, që vijnë për të kaluar pushime në bregdet.

Vetëm në orët e parë të mëngjesit kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 5000 shtetas.