Ekonomi INSTAT: Më shumë të punësuar në Durrës e Lezhë. E kundërta në...

INSTAT: Më shumë të punësuar në Durrës e Lezhë. E kundërta në qarqet Gjirokastër dhe Kukës

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të të punësuarve në vend, përkatësisht 16.1% dhe 22.7%, në një kohë që norma mesatare e papunësisë në shkallë kombëtarë në këtë tremujor ishte 11.3%.

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të punësimit me rreth 4%. Sipas të dhënave zyrtare Kukësi është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70% e ekonomisë dominohet nga bujqësia.

Të dhënat mbi papunësinë në 12 qarqe tregojnë se 5 prej tyre Lezha, Durrësi, Vlora, Dibra, Tirana e kanë treguesin mbi mesataren kombëtare, ndërsa në shtatë qarqe të tjera treguesi i papunësisë është nën mesataren kombëtare.

Analizat e Bankës Botërore për ecurinë e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur se, ulja e papunësisë në Shqipëri në një masë të madhe i dedikohet emigracionit të lartë.

Popullsia në moshë punë është në rënie të shpejtë vitet e fundit dhe kjo do të çojë në furnizime më të ulëta të forcës së punës. Vitin e kaluar popullsia në moshë pune shënoi rënie me 32 mijë persona ose 1.6%, rënia më e fortë në të gjithë periudhën e tranzicionit.

Në një studim të fundit mbi potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, Banka Botërore evidentoi se forca e punës dhe mungesa aftësive janë shndërruar në një pengesë serioze për zgjerimin e biznesit.