Kulturë Inteligjenca artificiale, sfidë për përfundimin e simfonisë së 10-të të Bethovenit

Inteligjenca artificiale, sfidë për përfundimin e simfonisë së 10-të të Bethovenit

Të jetosh gjenialitetin muzikor të Ludwig van Beethoven: kjo është sfida më e fundit ambicioze e inteligjencës artificiale, e cila pasi studion me kujdes veprat e kompozitorit të famshëm gjerman, po përpiqet të përfundojë simfoninë e dhjetë në të njëjtin stil, pasi ka mbetur i papërfunduar për shkak të vdekjes së kompozitorit në vitin 1827.

Projekti, i udhëhequr nga Matthias Roder i institutit ”Karajan” në Salzburg, prodhoi rezultatet e para që nuk ishin aq bindëse, por studiuesit sigurojnë që ato janë vetëm një draft i asaj që do të përgatitet për festimet e mëdha të planifikuara në Bon me rastin e 250-vjetorit të lindjes së mjeshtrit.

“Nuk është e mundur të riprodhojmë saktësisht cilësinë e gjeniut, veçanërisht kur flasim për periudhën e fundit të Beethovenit”, shpjegon Christine Siegert.

“Mendoj se qëllimi i projektit duhet të jetë integrimi i fragmenteve muzikore ekzistuese në një rrjedhë koherente muzikore. Është një ndërmarrje e vështirë dhe, nëse projekti arrin ta bëjë atë, do të jetë një rezultat i shkëlqyeshëm”, shtoi ajo.

Eksperimente të ngjashme janë kryer në të kaluarën me muzikën e kompozitorëve të tjerë të famshëm si Bach, Mahler dhe Schubert.