Sport Inter me “dhimbje koke”, Messi në dyshim/ Hysaj jashtë listës

Inter me “dhimbje koke”, Messi në dyshim/ Hysaj jashtë listës

Java e dytë e Champions League nisi mbrëmë me tetë ndeshjet e para dhe patëm disa surpriza, ku më e madhja ishte barazimi i Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’ me Club Brugge 2-2.

Ndërsa sfida më emocionuese ishte ajo midis Tottenham dhe Bayern Munchen e cila u mbyll me rezultatin tenistik 2-7 për gjermanët.

Sonte do të luhen tetë ndeshjet e dyta, ku spikat supersfida midis Barcelonës dhe Interit që luhet në 21:00 në ‘Camp Nou’.

Interi shkon në këtë përballje me një mungesë shumë të madhe në sulm siç është ajo e Romelu Lukakut, ndërsa Barcelona ka tri mungesa të sigurta që janë; Jordi Alba, Samuel Umtti dhe i riu Fati, ndërsa Lionel Messi është në dyshim.

Ndeshjet hapëse në ditën e sotme do të jenë ajo midis Slavia Prague së Peter Olayinka që surprizoi Interin para dy javësh dhe Dortmundit, që synimin e vetëm ka fitoren.

Ndërsa takimi i dytë është midis Genk dhe Napolit së Elsid Hysajt i cili nuk është fare i grumbulluar për këtë takim pas përplasjes së fundit që ai pati me trajnerin Carlo Ancelotti.

Hysaj që prej ardhjes së teknikut italian nuk është më titullar në klubin napolitan dhe këtë merkato ishte nxjerrë në shitje, por nuk mundi që të gjente klub që të paguante 25 milion eurot që kërkonin drejtuesit e Napolit.
Në grupin e Napolit janë edhe kampionët në fuqi Liverpool që presin në shtëpi Salzburg.

Ndeshjet e tjera për ditën e sotme janë:

Lille-Chelsea

Leipzig-Lyon

Valencia-Ajax

Zenit-Benfica