Sport Inter-Real Madrid, Conte: Duhet të fitojmë. Nuk kemi alternativë tjetër

Inter-Real Madrid, Conte: Duhet të fitojmë. Nuk kemi alternativë tjetër

Antonio Conte “prezanton” Inter-Real Madrid në konferencën për shtyp. Kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt të grupit B të Ligës së Kampionëve është me mjaft rëndësi për zikaltrit: “Sigurisht që kjo sfidë përfaqëson një finale për ne. Gjithashtu, sepse, pas disfatës kundër Real Madridit dhe dy barazimeve të mëparshme, nuk kemi asnjë alternativë, veç fitores. Ne e dimë që një ndeshje e vështirë na pret. Luajmë kundër Real Madridit, të gjithë e dimë se çfarë lloj skuadre është.

Do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme. Nga ky këndvështrim ne e dimë se nuk kemi shumë rrugëdalje. Ekziston një rezultat i rëndësishëm për t’u arritur, por gjithashtu e dimë që, nëse duam, mundemi. Duke përmirësuar disa situata krahasuar me atje, ne tashmë kemi treguar se mund të luajmë shumë mirë. Duke i kushtuar vëmendje të madhe kundërshtarit, me përulësi dhe përqendrim, duhet të provojmë për ta fituar ndeshjen”.

Zikaltërve iu mungon ai hapi i vogël për t’u bërë super në të gjitha aspektet: “Duhet të hedhim një hap në cilësi, pritet shumë prej nesh. Në fund, fjalët zerohen dhe faktet mbeten, duhet të marrim përgjegjësi duke filluar me mua dhe kaluar përmes lojtarëve e klubit. Nëse ky hap në cilësi nuk është akoma, do të thotë se ka diçka për t’u rishikuar”.

Real Madrid nuk do të ketë Ramos, Valverde dhe Benzema, të gjithë të dëmtuar: “Unë nuk mendoj se Real Madridi mund të qahet nga ky këndvështrim. Ne po flasim për një skuadër të fortë dhe të plotë, të aftë për të kompensuar mungesat. Fakti që shtypi flet për këtë, më bën të buzëqesh pak”.

Sasia e kritikave të marra është pjesë e lojës, kur je në një klub si Interi: “Është fakt që ne përpiqemi, pavarësisht se njerëzit duan të negativizojmë gjithçka. A dinim dhe e kuptuam vitin e kaluar, unë isha i përgatitur në këtë drejtim. Kur luani në ekipe kaq të rëndësishme, duhet të dini se çfarë po bëni. Nuk ka rrugë të mesme, ose është e gjitha e mirë, ose e gjitha e keqe”.

Në rolin e mesfushorit-sulmues, prapa Lautaro dhe Lukaku, mund të jetë Sanchez. Një zgjidhje e vlefshme, por gjatë ndeshjes dhe jo nga fillimi: “Mund të jetë një zgjidhje për lojën në zhvillim ose kundër ekipeve të nivelit më të ulët. Ne jemi një ekip, që tashmë kemi mjaft sulmues. Kemi anësorë që janë diçka më shumë se krahët. Tre sulmues, në këtë moment, do të ishte e vështirë për ekipin”.

Një hap tjetër i gabuar do të ndikonte seriozisht në shanset e kualifikimit për në 1/16: “Ne duhet ta fitojmë ndeshjen, të marrim një rezultat të shkëlqyeshëm. Kanë mbetur tri ndeshje për t’u kualifikuar. Do të duhet t’i fitojmë të gjitha, ose të marrim të paktën shtatë pikë. Grupi ynë është më i vështiri në Champions. Në ndeshjet e fundit kemi treguar se meritojmë më shumë se rezultatet e marra” .