Sport Interi arrin marrëveshjen me Lukakun, por duhet bindur United

Interi arrin marrëveshjen me Lukakun, por duhet bindur United

Tabloidi britanik “The Sun” ka raportuar sot se Interi ka arritur akordin me sulmuesin belg Romelu Lukaku, po mbetet ende larg marrëveshja me klubin e Manchester Unitedit, që disponon kartonin e futbollistit.

Lukaku është i bindur për një transferim në Milano dhe Antonio Conte e kërkon me ngulm belgun në organikë, ndërsa palët kanë gjetur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare, me pagë prej rreth 9.7 milionë eurosh në sezon.

Por “djajtë e kuq” të Manchesterit vijojnë të bëjnë rezistencë dhe pasi kanë refuzuar përfshirjen e Icardit dhe Perisiç në marrëveshje, kanë kërkuar shkëmbim kokë më kokë me Skriniar, ose 84 milionë euro.

Nga ana tjetër Interi e cilëson të pashitshëm mbrojtësin sllovak, ndërsa këmbëngul se nuk dëshiron të paguajë më shumë se 70 milionë euro për kartonin e Lukakut, me këtë të fundit që po shtyn drejt një marrëveshje mes klubeve.