Sport Interi bën detyrën ndaj Frosinones, mbetet +5 nga Milani

Interi bën detyrën ndaj Frosinones, mbetet +5 nga Milani

Interi bën detyrën në transfertë me Frosinonen, fiton 1-3 dhe ruan distancën prej 5 pikësh me Milanin e vendit të katërt.

Skuadra zikaltër, që vinte pas barazimet 0-0 me Atalantën, nuk mund ta shpërdoronte mundësinë përballë ekipit të dytë më të dobët në Serinë A, edhe pse në fund suksesi nuk ishte i lehtë.

Radja Nainggolan, në vendin dhe kohën e duhur, kërceu i pashqetësuar me kokë pas krosimit të Politanos, duke e dërguar topin në rrjetë që në minutën e 19-të.

Në minutën e 35-të, në zhvillimet e një këndoreje gjyqtari kryesor dalloi një ndërhyrje të gabuar ndaj një futbollisti zikaltër, duke drejtuar i vendosur gishtin nga pika e bardhe e penalltisë. Ekzekutoi saktësisht Perisic, që i dha epërsinë e dyfishtë ekipit të tij.

Gjithsesi, në pjesën e dytë Frosinine reagoi mirë duke shkurtuar madje diferencën me Casatan në minutën e 61-të. Skuadra e Spallettit e ruajti qetësinë gjatë pjesës së mbetur të lojës, madje në shtesë shënoi edhe golin e tretë me Vecinos pas një kundërsulmi të shpejtë.