Bolonja mori një fitore të madhe, pasi mposhti 1-0 Interin, në supersfidën e javës së 33-të në Serinë A.
Të besuarit e Vicenzo Italiano, zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer ndaj kryesuesve dhe në fund u shpërblyen me gol fitoreje.
Ishte Orsolini, i cili me një veprim të bukur, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë triumfin ekipit të tij.
Me këtë sukses, Bolonja merr vendin e katërt me 60 pikë.
Ky sukses i ngjit përkohësisht kuqeblutë në vendin e katërt, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik në UEFA Champions League.
Ndërsa Interi mbetet në krye me 71 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Napoli.
Hap fals i zikaltërve në garën për titullin kampion, duke ditur që në javët e ardhshme i pret një kalendar i ngjeshur.