Sport Interi e nis keq, dëmtohet Nainggolan dhe mposhtet 2-0 nga Sion

Interi e nis keq, dëmtohet Nainggolan dhe mposhtet 2-0 nga Sion

39
0
Shpërndaje

Inter ka pësuar një humbje 2-0 ndaj zviceranëve të Sion dhe kanë humbur Radja Nainggolan për shkak të një dëmtimi gjatë miqësores së pasdites së mërkurë.

Zikaltrit kanë testuar skemën 4-2-3-1 me Nainggolan, Politano dhe Karamoh që kanë luajtur pas shpinës së Lautaro Martinez.

Nainggolan nuk zgjati shumë, ai duhet të zëvendësohej në minutën 24 pas një problemi muskulor.

Ndeshja përfundoi 2-0 me golat e Neitzke Baltazar.

Gjithsesi edhe Interi pati rastet e tij por nuk arriti t’i materializonte.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in