Sport Interi harron Rakitic, hidhet në sulm për mesfushorin tjetër të Barcelonës

Interi harron Rakitic, hidhet në sulm për mesfushorin tjetër të Barcelonës

Edhe pse Barcelona ka bërë blerje të zgjuara shumicën e kohës, ka pasur dhe disa dështime. Njëri prej tyre mund të quhet Andre Gomesh, i cili u ble nga Valencia para tre vitesh për 37 milionë euro.

Momentalisht ai është duke luajtur tek Evertoni dhe po gjen formën e tij më të mirë. Mesfushori portugez është i huazuar në Angli dhe në fund të sezonit do të rikthehet sërish në Spanjë.

Interi është gati të rrëmbejë futbollistin 25-vjeçar dhe e sheh si një opsion shumë të mirë për mësfushën e vet. Në merkaton e verës do të intensifikohen kontaktet për të arritur një akord mes tre palëve.

Kështu Interi duket se po heq vëmendjen nga Rakitiç dhe po sheh me optimizëm rastin e Andre Gomeshit.