Sport Interi ia del edhe pa Icardin, Genoa përmbys Lazion

Interi ia del edhe pa Icardin, Genoa përmbys Lazion

Interi nuk e vuan mungesën e Mauro Icardit. Pasi fitoi në Europa League ndaj Rapidit të Vjenës, ekipi zikaltër iu imponua 2-1 në “San Siro” Sampdorias në javën e 24-t të Serisë A, duke dhënë një tjetër sinjal se sulmuesi argjentinas nuk është i pazëvendësueshëm në formacionin e Luciano Spallettit.

Pas një ore lojë në ekuilibër të plotë, suksesi i zikaltërve erdhi brenda 5 minutave. Në minutën e 73-të golin e epërsinë e vendasve e shënoi D’Ambrosio, por 3 minuta më vonë Gabbiadini, që kishte vetëm 25 sekonda në fushë, shënoi barazoi shifrat. Kundërpërgjigjja e skuadrës së Spallettit ishte e menjëhershme me Nainggolan, që realizoi golin e 2-1 me një goditje nga jashtë zonës në të 78-ën

Mori një goditje të rëndë në garën për zonën Champions, Lazio, që u mposht 2-1 nga Genoa. Badelj u dha epërsinë bardhekaltërve në fund të pjesës së parë, por skuadra e Simone Inzaghit pësoi dy gola në pjesën e dytë, në të 75-ën me Sanabrian dhe në kohën shtesë nga Criscito.

Në dy takimet e tjera Empoli mposhti 3-0 Sassuolon, ndërsa Udinese kaloi minimalisht (1-0) Chievon.