Sport Interi, leksion ish-trajnerit Mourinho

Interi, leksion ish-trajnerit Mourinho

Inter tregon forcën e saj në “Olimpico”, duke shkatërruar 3-0 Romën e ish-trajnerit të saj Jose Mourinho.

Rezultati i thellë nuk tregon qartësisht diferencën e treguar në fushën e blertë, me kampionët e Italisë që mund të shënonin edhe gola të tjera dhe e mbyllin ndeshjen qysh në pjesën e parë.

Pas disa minutave fillestare ku Roma tregohet agresive, Interi kalon në avantazh me një gol nga goditja nga këndi i turkut Calhanoglu, ku ka pjesë të përgjegjësive portieri Rui Patricio.

Kryeqytetasit tronditen dhe nuk reagojnë, madje Interi godet sërish me Ish-kapitenin Edin Dzeko, në minutën 24.

Ndeshja praktikisht mbyllet në minutën 39, ku holandezi Dumfries godet me kokë nga pak metra, në një aksion ku u evidentuan probleme të mëdha në mbrojtje për Romën, ku Marash Kumbulla ishte titullar po pa përgjegjësi të madhe në golat kundërshtarë.

Pjesa e dytë, u duk më shumë një stërvitje e Interit që do të përballët në Champions me Real Madrid. Zikaltrit ngjiten në kuotën e 37 pikëve, duke kaluar momentalisht Napolin në vendin  e dytë, një pikë nga Milani që mundi lehtësisht Salernitanën 2-0.