Sport Interi merr një “shuplakë” nga UEFA, sërish sanksione për “Fair Play”

Interi merr një “shuplakë” nga UEFA, sërish sanksione për “Fair Play”

Shpërndaje

Megjithëse Interi arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, ende nuk janë përmbushur të gjitha kërkesat që UEFA i ka parashtruar zikaltërve dhe kjo e fundit ka vendosur sërish sanksione në drejtim të tyre.

Në sanksionet e vendosura nga UEFA, parashikohet që zikaltërve t’iu qëndrojë në fuqi rregulli “shit për të blerë”. Çdo blerje që do të bëjë Interi, do të duhet të ketë edhe një shitje, dhe me të ardhurat e fituara nga ajo shitje, mund të bëhen blerje dhe kjo do të jetë në fuqi deri sezonin tjetër.

Për sa i përket sezonit tjetër, gjithçka do të jetë më e lehtë në përmbushjen e kërkesave, pasi pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, do t’i mundësojë Interit të ardhura të kënaqshme, që mund të ndihmojë në rregullimin e financave.

Në Ligën e Kampionëve, Interi do të ketë limitime të tjera, të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim, ku parashikohet që skuadra të jetë me numër lojtarësh më të paktë dhe limit në aktivizimin e të rinjve që vijnë nga merkatoja e janarit.