Sport Interi në rënie të lirë, Napoli përmbys ndaj Sampdorias

Interi në rënie të lirë, Napoli përmbys ndaj Sampdorias

Humbja e dytë radhazi, këtë herë kundër Sassuolos vë në pikëpyetje Interin si një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin në Serie A, pasi Napoli tashmë është 5 pikë larg.

Diego Falcinelli në të 39-tën shënoi golin e vetëm të ndeshjes e i siguroi Sassuolos 3 pikë të arta në rrugëtimin e saj për mbijetesë në Seria A.

Pak pas fillimit të fraksionit të dytë të ndeshjes, Icardi shpërdoroi një mundësi mjaft të mirë për të barazuar rezultatin duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas humbjes 1-3 kundër Udinezes, që i kushtoi vendin e parë, me këtë humbje Interi e sheh veten 5 pikë larg kryesuesve të Napolit, në vendin e tretë, pozicion që vihet në diskutim pasi Roma është pas shpine me 2 pikë diferencë dhe 2 ndeshje më pak të luajtura.

Ndërkohë që kryesuesit e Serie A, Napoli, kanë fituar 3-2 ndaj Sampdorias, pavarësisht se luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 76, por miqtë nuk arritën të gjejnë për herë të tretë rrjetën për të barazuar rezultatin.