Sport Interi rihap dosjen Luka Modric, ja strategjia për ta marrë në Milano

Interi rihap dosjen Luka Modric, ja strategjia për ta marrë në Milano

Vera e vitit 2018 do të mbahet mend nga tifozët e Interit për ëndrrat që ushqyen, se mund ta shihnin Luka Modric në Milano. Pasi u eksploruan disa mundësi në atë kohë, lojtari që më vonë do të bëhej “Topi i Artë” mbeti në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, klubi zikaltër nuk është dorëzuar, vazhdon të besojë dhe këmbëngulë në këtë pistë. Një ëndërr që mbetet e gjallë, e zbuluar kohët e fundit edhe nga drejtori sportiv, Piero Ausilio. Menaxheri i Interit përdori shprehjen e famshme “kurrë mos thuaj kurrë”, duke i rindezur shpresat për ta parë yllin kroat me fanellën zikaltër.

Duke vuajtur, falë rezultateve të dobëta të Real Madridit, Modric mund të kërkojë një rrugëdalje të re, pse jo nën shembullin e Cristiano Ronaldos, në “perëndim” të karrierës së tij. Nuk përbën më sekret, e kanë pohuar edhe bashkëlojtarët e tij zikaltër në kombëtare, se “Topi i Artë” për vitin 2018 dëshiron të luajë në Serie A, para mbylljes së karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Për të bërë që kjo të ndodhë, siç është shpallur nga “La Gazzetta Dello Sport”, do të shërbejë një veprim diplomatik, i aftë për të ndrequr marrëdhëniet mes Interit dhe Real Madridit.

Vullneti i Steven Zhang është i qartë: të lidhet pas ankesës të dorëzuar në FIFA nga klubi i Madridit, prej nga mori përgjigjen se Interi nuk ka thyer asnjë rregull. Për t’i propozuar sërish Modricit një ofertë vërtet joshëse për vitet përmbyllëse të karrierës.

Ardhja e Giuseppe Marotta në klubin zikaltër mund të ndihmojë për t’i “shëruar” marrëdhëniet me Florentino Perez. Strategji që mund të japë fryte, të paktën si fillim. Në favor të klubit italian pritet të jetë edhe kontrata e Modric, që skadon në vitin 2020 dhe ende nuk po rinovohet.

Një “aleat”, që nuk ka rëndësi të vogël për Interin, i cili duket se ka nisur një politikë shumë të qartë për të siguruar shërbimet e nënkampionit të botës. Përtej financave, Modric i sigurohet vendi i titullarit në ekip, por edhe kombinimi me lojtarë të tjerë me përvojë në “San Siro”, sikurse është fjala për Diego Godin.

Një perspektivë ambicioze, që vërtet josh dhe ngroh. Në kushtet e lojtarëve të lirë, edhe Robben e Valencia janë në radarin zikaltër. Fundja, Marota është thirrur “nën armë” pikërisht për këtë, që të sjellë përvojën bardhezi tek Interi. Puna sapo ka nisur…