Bota INTERVISTA/ “Erdogan, partner jo i besueshëm për SHBA”

INTERVISTA/ “Erdogan, partner jo i besueshëm për SHBA”

“Uashingtoni nuk e konsideron më Rexhep Tajip Erdoganin si një partner të besueshëm”, thotë profesor Henri Barki në një intervistë me “Kathimerini“.

Profesor Henri Barki është një nga njohësit kryesorë të Turqisë, me ndikim në vendimmarrjen amerikane, ish-anëtar i Këshillit të Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit dhe deri kohët e fundit projekt menaxher për Lindjen e Mesme në Woodrow Wilson Center në Uashington.

Si e shikon qeveria e Presidentit Trump Turqinë?

Peizazhi nuk ende i kthjellët. Është e qartë se në fillim, Erdogan besonte se Trump do të ishte me të. Por kur erdhi këtu, e dinte se nuk do të merrte çfarë dëshironte, as fundin e mbështetjes amerikane për kurdët në Siri dhe as dorëzimin e Gulen dhe tregtarit turko-iranian të arit, Reza Zaramp. Ky i fundit është më i rëndësishëm për Erdoganin.

Gulenin e përdor për të akuzuar Shtetet e Bashkuara, por nëse Zaramp, i cili prej më shumë se një viti mbahet në burgjet e SHBA-së do të flasë,  Erdogan do të jetë në telashe serioze. Në fund të fundit, Erdogan siguroi një foto me Trump, por edhe pse kishte rëndësinë e saj, në sytë e turqve ajo tregoi se gjërat po përmirësohen pas marrëdhënieve konfliktuale me Obamën.

Cili është qëllimi i Trump?

Nga perspektiva e qeverisë Trump, nëse turqit nuk ndërhyjnë në bashkëpunim e SHBA-ve me kurdët, gjërat do të jetë nën kontroll. Jo se amerikanët kanë simpati të veçantë për kurdët. Ata shihen si shumë  të dobishëm në një arenë të madhe shahu. Dhe askush nuk mund të injorojë  faktin se kurdët janë provuar si luftëtarë të shkëlqyer.

Sa të rëndësishëm janë kurdët për amerikanët?

Për ushtrinë amerikane nuk ka asnjë alternativë përveç kurdëve. Duke pasur parasysh performancën e dobët të turqve, Pentagoni nuk beson se ata mund të përgjigjen, ndërsa kurdët kanë treguar se munden. Bashkëpunimi me kurdët u miratua nga Obama, i cili la liri veprimi për presidentin Trump. Por tani është e qartë se bashkëpunimi vazhdon edhe me presidencën Trump. Në qoftë se turqit nuk ndërhyjnë, gjërat do të jetë në rregull. Por në qoftë se ushtarët turq hapin zjarr dhe vrasin ndonjë prej ushtarëve amerikanë, Turqia do të paguajë një çmim shumë të lartë.

Cila është rëndësia strategjike e Turqisë për SHBA?

Nuk ka qenë asnjëherë më e ulët. Jo se kanë shkarkuar 150.000 nëpunës civilë, kanë arrestuar 50.000 persona apo kanë burgosur 200 gazetarë. Arsyeja kryesore është ajo që ndodhi përpara selisë së ambasadës turke në Uashington. Incidenti shkaktoi tronditje jo vetëm për publikun, por edhe për njerëzit që marrin vendime në Uashington, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Është e qartë se Erdogan dha urdhër për incidentet. E pra, kjo qe shumë për Amerikën. Kjo është e papranueshme. Pati një vendim denoncues nga senati  amerikan 97- 0. Kjo nuk do të thotë se amerikanët nuk do të bëjnë biznes me të, ata punojnë  me shumë lloj regjimesh, disa prej tyre më të këqija se Erdogan, por skena është më e vështirë për Turqinë. Gjithashtu, marrëdhëniet e Turqisë me Michael Flynn dhe fakti që ai merrte para.

A vazhdon të konsiderohet Turqia si një partner strategjik për SHBA?

Jo. Ju e njihni mirë Uashingtonin. Në çdo diskutim që ndodh apo në think tanke, raportet me Turqinë kanë një ngarkesë shumë negative. Unë kam qenë kohët e fundit në një konferencë për autoritarizmin dhe të gjithë sillnin shembullin e Turqisë. Askush nuk e konsideron më si vend demokratik. Të gjithë flasin për një regjim autoritar. Kjo bëhet kudo. Shpenzohen miliona dollarë për lobistët, por një incident ishte i mjaftueshëm për të përmbysur gjithçka. Në Uashington, ikona e Turqisë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Po rëndësia e pozicionit të saj gjeografik nuk ndryshon?

Baza e Incirlik është më e rëndësishme për Erdogan se sa për ne. Për më tepër, ai e kishte mbyllur dhe më pas na kërkoi ta ripërdornim, pasi e kuptoi se ishte duke humbur ndikimin.

Përktheu: Respublica.al