Sport Inzagi drejt largimit, De Biazit në listën e Lacios?

Inzagi drejt largimit, De Biazit në listën e Lacios?

Shpërndaje

4 ndeshje dhe asnjë fitore për skuadrën e Lacios në të gjitha kompeticionet. Kjo ka bërë që të flitet për një shkarkim të trajnerit Simone Inzaghi mbi të cilin kanë rënë përgjegjësitë për këto rezultatet nga skuadra.

Ndërsa sipas asaj që bën me dije “torinogiornata.it”, një emër i ri ka dalë në horizont për të zëvendësuar Inzaghin në detyrën e trajnerit te Lacio. Bëhet fjalë për ish trajnerin e Kombëtare Shqiptare, Xhani de Biazi i cili aktualisht nuk ka drejtimin e asnjë ekipi.

De BIAZI

Duket se de Biazi është i preferuar nga drejtori sportiv Igli Tare, me këtë të fundit që ia ka bërë si sugjerim, presidentit Klaudio Lotito. Ky do të ishte një shans i mirë për De Biazin, pasi Lacio është një ekip i përmasave ndërkombëtare.