Bota Irani sfidon SHBA-të dhe shkel marrëveshjen nukleare

Irani sfidon SHBA-të dhe shkel marrëveshjen nukleare

Zyrtarë të qeverisë iraniane thanë se Teherani nuk do t’i qëndrojë dalëngadalë angazhimeve të saj, duke hequr dorë çdo 60 ditë nga një premtim, derisa të sigurojë mbrojtje nga sanksionet e Amerikës.

Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Agjencisë Atomike iraniane tha se Irani do të rrisë pasurimin e rezervave të uraniumit me 5% nga termocentrali i Bushehr. Një muaj më parë, Teherani tha se do të katërfishojë prodhimin e uraniumit si masë proteste ndaj sanksioneve të rivendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Uraniumi i pasuruar përdoret për të ndërtuar karburant reaktorësh, por edhe për armë bërthamorë. Marrëdhëniet e gjata të tensionuara mes Teheranit dhe Uashingtonit morën një kthesë të gabuar në maj të 2018-ës, kur presidenti amerikan Donald Trump hoqi dorë nga marrëveshja nukleare e 2015 sapo mori zyrën dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit.