Bota Irani var në litar kampionin e mundjes

Irani var në litar kampionin e mundjes

Pavarësisht nga një thirrje ndërkombëtare globale për ta kursyer atë, mundësi Navid Afkari, 27 vjeç, u ekzekutua në Iran pasi u akuzua nga shteti për vrasjen e një polici e gjatë një vale protestash kundër qeverisë në këtë vend në 2018.

Afkari u var në qytetin e Shiraz, njoftoi media lokale.

Vëllezërit e tij Vahid dhe Habib u dënuan me 54 dhe 27 vjet burg, për të njëjtën çështje.

Në regjistrimin audio, i cili ishte kontrabanduar nga burgu, Afkari dëgjohet duke thënë se ai ishte detyruar të rrëfehej nga torturat. Nëna e tij gjithashtu tha se djemtë e saj ishin të detyruar të dëshmonin kundër njëri-tjetrit.

Qeveria iraniane ka mohuar torturimin e tyre.

Bashkimi Ndërkombëtar, i cili përfaqëson 85,000 mundës, ishte midis atyre që kërkuan që Irani ta kursejë atë. Shoqata Botërore e Mundësve (WPA) tha se ai u vu në shënjestër padrejtësisht, vetëm sepse mori pjesë në protesta dhe kërkoi që Irani të përjashtohej nga gara ndërkombëtare nëse ai ekzekutohet.

Edhe Presidenti i SHBA Donald Trump i bëri thirrje Iranit për mëshirë, duke thënë se faji i tij i vetëm ishte që ai demonstroi kundër qeverisë në rrugë.

Avokati i vëllezërve të tij, Hassan Younesi tha në Twitter se nuk ishte e vërtetë që kishte një regjistrim të vrasjes. Ai tha se ata e përdorën regjistrimin në gjykatë, i cili ishte bërë një orë pas vrasjes.

Afkari ishte kampion në mundje, një sport që ka një histori të gjatë në Iran, ku është jashtëzakonisht popullor.

Kujtojmë, në vitin 2018, iranianët demonstruan për shkak të ekonomisë së keqe dhe shtypjes politike.