Politika Ironia e Murrizit: Hyj në Parlament kur të largohet Rama

Ironia e Murrizit: Hyj në Parlament kur të largohet Rama

Myslym Murrizi shpjegoi me ironi në emisionin Open me Eni Vasilin se pse nuk ka qenë në Parlament gjatë seancës së kaluar.

“Nuk do të hyj në Parlament deri në datë 16, kur të largohet Rama. Po pres të rrëzohet, pastaj do të shkoj në Parlament. Nuk kam qenë që të mos u jap shkas njerëzve që të thonë se prania ime në Parlament e mbajti Ramën në karrige”, deklaroi Murrizi.

“Pas datës 16, do të jem në Parlament sa herë që të ketë seanca”, shtoi deputeti i shkarkuar nga Kryesia e Partisë Demokratike.