Sport Ironia nga Kroacia, Rakitiç: Lukakun duhet ta ftojmë një muaj me pushime...

Ironia nga Kroacia, Rakitiç: Lukakun duhet ta ftojmë një muaj me pushime në Split

Zhgenjimi i Lukakut per nje rast te humbur ndaj Kroacise

I eliminuar dhe objekt talljesh. Është ajo që po i ndodh Romelu Lukakut pas ndeshjes Belgjikë-Kroaci. Mes shumë mënyrave të festimit për kualifikimin e Kroacisë, spikat ajo e Ivan Rakitiç.

Mesfushori i Seviljes është tallur pak me sulmuesin e Interit, duke e falënderuar për gabimet para portës në ndeshjen e së enjtes.

Rakitic shkruan se tifozët kroatë duhet t’i paguajnë një muaj pushime në Split sulmuesit të Interit.

“Ecim Lukaku! Duhet ta ftojmë një muaj në Split!” – shkruan Rakitiç në një postim në Instagram, të publikuar nga agjenti i tij Marko Braliç.

Ivan Rakitiç tallet me Lukakun ne rrjetet sociale

Lukaku luajti në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Kroacisë dhe tregoi një formë shumë të dobët, duke humbur raste të pabesueshme. Gabime që i kushtuan Belgjikës eliminimin nga Botërori. Sulmuesi goditi shtyllën me portën bosh dhe shpërdoroi edhe raste të tjera, një prej tyre në shtesë, pak hapa larg portës.

Nga njëri krah zhgënjimi i belgëve dhe nga krahu tjetër festa e kroatëve. Edhe në rrjetet sociale, ku Rakitiç, i tërhequr nga kombëtarja në 2020-ën, por ende shumë i lidhur me grupin, ka gjetur mënyrën për të bërë ironi me Lukakun.